E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditmir  Bushati : Kryeministri Rama ishte me Vuçiç për ndarjen e Kosovës
Publik News

Ditmir Bushati : Kryeministri Rama ishte me Vuçiç për ndarjen e Kosovës

‘Mund të ju them me gojën plot që ndarja e Kosovës, ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej Perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon’, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën ka folur  në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.

MUND TË JU THEM ME GOJËN PLOT QË ISHTE NJË IDE E VJETËR SERBE QË U RIAKTIVIZUA NË GOJË SHQIPTARËSH DHE U TENTUA TI SHITEJ PERËNDIMIT SI NJË IDE LOKALE, E DISA LIDERËVE NË RAJON’, U SHPREH ISH-MINISTRI I JASHTËM, DITMIR BUSHATI.

‘Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik.

Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur.

Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë.

Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Unë në çdo momente të ditës jam i gatshëm të përballem me këdo për qëndrimet e mia. Kryeministri ka pasur mendimet dhe qëndrimet e tij dhe ato dihen’, u shpreh Bushati në SYRI TV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.