E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim i drejtohet Ramës: Nga se ke frikë? Pse njerëzit mendojnë se e ke aleat?
Publik News

Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim i drejtohet Ramës: Nga se ke frikë? Pse njerëzit mendojnë se e ke aleat?

Ne theksojmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan që në Parlament të jetë dikush i shpallur nga SHBA si non-grata për korrupsion domethënës.

Për të tjerët: Nga se keni frikë? A është e ‘dobishme’ që të heshtni? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni ‘aleatë’? A është kjo ajo që meritojnë votuesit shqiptarë? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan ajo.

Image

Më herët, pas vizitës në Shkodër, ambasada amerikane publikoi një mesazh nga Kim.

“Ishte një kënaqësi të kaloja sërish kohë me qytetarët e mrekullueshëm të Shkodrës, duke biseduar për gjërat që kanë rëndësi për ta, për çfarë shqetësohen, për çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre.

Biseduam se përse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra. Fola gjithashtu edhe për lidhjen midis Demokracisë, Mbrojtjes dhe Biznesit. Shpresoj të mund të sjellim më shumë investime amerikane në veri, por përpjekjet duhen bërë nga të gjithë.

Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t’i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike. Qytetarët duhet të përdorin votat e tyre për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, shprehet ambasadorja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.