E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Artan Fuga tregon dy fushatat që po bën qeveria: Lidhen bashkë para votimeve sikurse…
Publik News

Profesor Artan Fuga tregon dy fushatat që po bën qeveria: Lidhen bashkë para votimeve sikurse…

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka përdorur termin “Vaksorale” për të thënë se qeveria po bën njëkohësisht  edhe fushatë me vaksinat edhe fushatë elektorale.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se ato janë objektivisht natyrshëm dy fushata paralele, por po lidhen bashkë para votimeve.

 

“Fushata elektorale kësaj radhe ka një dhe vetëm një karakteristikë. Kush nuk e mban parasysh nuk kupton asgjë as nga komunikimi masiv as nga politika. Qeveria po bën edhe fushatë vaksinimi, dhe fushatë elektorale të gërshetuar”, shkruan Fuga.

Postimi i profesor Artan Fugës

Fushatë VAKSORALE

Fushata elektorale kësaj radhe ka një dhe vetëm një karakteristikë.

Kush nuk e mban parasysh nuk kupton asgjë as nga komunikimi masiv as nga politika.

Qeveria po bën edhe fushatë vaksinimi, dhe fushatë elektorale të gërshetuar.

Ato janë objektivisht natyrshëm dy fushata paralele, por po lidhen bashkë para votimeve sikurse antropologjia politike e Fukosë, shumë më parë e Goffmanit, shumë më parë e Levy-Strauss ka vërtetuar se fenomeni biologjik dhe fenomeni politik janë të mbivendosur dhe të lidhur ngushtë me njeri tjetrin.

Fati e ka sjellë që ne të jemi në një fushatë VAKSORALE!

Vaksina dhe fushata elektorale!

Kush fiton betejën vaksorale realisht dhe në propagandë: Kjo është gara. Kthimi i kokës pas është humbje kohe, shqiptarët me tipare amnezike kolektive të theksuara kanë specifikën që gjithçka e përqendrojnë te e sotmja. Eshtë forca dhe dobësia e tyre. Dhe sot është pandemia!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.