E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Dëshmoi edhe një herë frikën që po përjeton në ditët e fundit të pushtetit!
Publik News

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Dëshmoi edhe një herë frikën që po përjeton në ditët e fundit të pushtetit!

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që pasditen e sotme e quajti ” shembull dritherues i injorances’.

voltana ademi

 

Në një prononcim për mediat, Ademi tha se me fjalorin që Rama përdor për të nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt, që po jeton ditët e fundit të pushtetit.

Voltana Ademi: Pas 8 vjet deshtimesh ne cdo fushe, pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD, drejtuesit dhe anetaret e simpatizantet e saj si e vetmja menyre komunikimi qe i ka mbetur per te folur me shqiptaret.

Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarise dhe e kultures nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot. Duke sulmuar shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit.Njeriu qe ska mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot.

Ai  e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqiperia qytetare do te fitoje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.