118.5 mln euro/ Gjoba për Beketin vetëm rritet nga interesat
Gjoba që taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë për biznesmenin italian, Françesko Beketi vetëm rritet. Pasi u njoftua se në këtë skandal është implikuar vetë krahu i djathtë i kryeministrit, Engjëll Agaçi, tani mësohet se gjoba ka shkuar në 118.5 mln euro. Në këtë skandal është i implikuar edhe televizioni Top Channel.
“Përveç 108 milionë euro gjobë, për çdo tremujor që kalon pa u shlyer, ne i paguajmë Beketit 1 milionë euro interes. Deri tani fatura ka vajtur 118.5 milionë euro dhe vazhdon të rritet. Ky ka kapur koncesionin më të mirë në Shqipëri,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


