E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beccheti ngriu 1.6 mln euro asete të Shqipërisë në Eurocontrol
Publik News

Beccheti ngriu 1.6 mln euro asete të Shqipërisë në Eurocontrol

Beccheti ka nisur të mbledhë paratë e tij, duke ngrirë llogaritë dhe asetet e shtetit shqiptar nëpër botë. Një nga asetet e prekura janë edhe paratë e Albcontrol që depozitohen në kompaninë evropiane Eurocontrol.

Situata me Albcontrol tregoi sesa të brishta janë ndërmarrjet shqiptare edhe ato që funksionojnë në mënyrë private. Refuzimi për të punuar i 65 kontrollorëve që kërkojnë pagat e tyre është parë si grusht shteti nga qeveria, ndërsa ende pas më shumë se 36 orë bllokim, autoritetet shqiptare ende nuk kanë sqaruar për publikun të ardhurat dhe shpenzimet e Albcontrol. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha dje se Albcontrol është në krizë për shkak të pandemisë dhe se Eurocontrol, (ndërmarrja evropiane ku bën pjesë kompania), nuk jep dot më kredi për të shlyer detyrime si paga etj.

Por pse vallë?

Gjoba e fundit të vitit 2020 e vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, e cila detyron shtetin shqiptar që ti paguajë 110 milionë euro biznesmenit Françesko Beccheti për mbylljen e televizionit me vendim të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kjo gjobë që për kryeministrin është asgjë dhe që jo më larg se dje tha se “marifetçiu Beccheti bashkë me Ilirin dhe Saliun do të marrë atë që s’thuhet”, ka nisur të ekzekutohet.

nga asetet e prekura janë edhe paratë e Albcontrol që depozitohen në kompaninë evropiane Eurocontrol.

Avokatët e biznesmenit ia dolën që të bllokonin 1.6 milionë euro asete të ngrira, që do të duhet ti takonin shtetit shqiptar por tashmë këto para do të shkojnë në duart e Becchetti-t. Sipas mediave belge, kjo shumë duhet të vazhdojë të rritet, veçanërisht pas rivendosjes së udhëtimeve ajrore ndërkombëtare pas pandemisë.

Por Balluku e shmangi arsyen sepse Eurocontrol nuk i jep dot më para Albcontrollit, për të shlyer paga apo për të rritur rrogat e punonjësve. Një nga arsyet tashmë dihet, gjoba e Bechettit ka nisur të “vilet”. Goditja fatale ka nisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.