E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Kruja: Rama e  kupton dhe vetë që po humb dhe Shqipëria po fiton
Lajme

Basha nga Kruja: Rama e kupton dhe vetë që po humb dhe Shqipëria po fiton

Mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga fushë Kruja ndjesë të gjithë që janë të bllokuar në trafik por ja ku jemi të gjithë bashkë për ta zhbllokuar rrugën e rinisë krutane dhe shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër dhe motra për tetë vite me radhe rruga e të rinjve krutanë dhe shqiptarë është bllokuar nga një njeri 8 vite premtime dhe dështime të pambajtura. Për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën dhe rrugën tonë. Kanë marrë peng për një kohë të gjatë dhe gjënë më të shtrenjt shpresën dhe besimin që priundi ka te vetja te bashkëshortja dhe bashkëshorti. Sot nga kryeqendra arbërore e e Gjergj Kastriot Skëndërbeut buçoftë thirrja për të çliruar Krujën dhe Shqipërinë nga 8 vite vuajtje. Nga Kruja dhe kryeqendra e historisë sonë çdo shqiptar zgjedhjen e ka me 25 prill”, ka thënë Basha.

“Më 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Votoni 9, që rinia të mund të qëndrojë, punojë e jetojë këtu. Pa larguar Ramën, nuk hapen dyert e Europës. Shqipëria thërret për ndryshim. Mos i hapni derën dështimit për herë të tretë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin nëntë. Votoni numrin 9”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.