Yjet e kombëtares mbështesin Bashën: Votoni ndryshimin, votoni numrin 9
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook disa video të shkurtra të ish-futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Mërgim Mavraj, Ergys Kaçe e Ansi Agolli dhe shumë të tjerë ku ata japin një mesazh të shkurtër në mbështetje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e së dielës.

Yjet e kombëtares së futbollit të Shqipërisë i janë bashkuar të gjithë opozitës, duke mbështetur Lulzim Bashën.
‘Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin’, thonë yjet e kombëtares së Shqipërisë mesazhet e tyre.
Video mesazhet e tyre janë bërë publike nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



