Albin Kurti uron Ramën për fitoren dhe bën apel: Institucionet të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me…

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti thekson se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.
Ai kërkon që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor
Postimi i Kurtit:
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.
Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



