Poliçan, 60-vjeçari vdes rrugës për në spital
Drejtuesi 60-vjeçar i cili pësoi aksident me eskavator në Poliçan ka ndërruar jetë.
Qemal Demiri ka vdekur rrugës për në spitalin e Beratit.
Nga Berati, ambulanca ishte përgatitur për ta çuar me urgjencë në Tiranë, por i plagosuri nuk ia doli dot.
Poliçan- Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë. Mësohet se në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Qerim Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili u transportua fillimisht në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



