E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla: Pesë arsyet pse duhet shkarkuar presidenti nga kjo legjislaturë!
Publik News

Taulant Balla: Pesë arsyet pse duhet shkarkuar presidenti nga kjo legjislaturë!

Në fjalën e tij para deputetëve, Balla kishte edhe një thirrje për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, që me deputetet opozitarë në Parlament, të cilët garuan në 25 prill ti bashkohet iniciativës për shkarkimin e Presidentit.

“Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të marrë vendimin përfundimtar. Thirrja ime është një thirrje në emër të nevojës që Shqipëria ka për t’u shkarkuar nga një turp. Thirrja ime shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që opozita e PD ti bashkohet iniciativës”, tha Balla.

Pse kjo legjislature duhet ta shkarkojë Ilir Metën?

Së pari, kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e dhënë nga sovrani në ushtrimin deri në përfundim të mandatit të kësaj legjislature.

Së dyti bazuar edhe në një paralajmërim të kuvendit përmes rezolutës, datës 13.6.2019 sipas të cilës kuvendi thekson se i bëjmë thirrje Presidentit të reflektojë  dhe të rivendosë institucionin e Presidentit brenda kufijve të përcaktuara në kushtetutë.  Kjo është thirrja që kuvendi i ka bërë sot dy vite më paorë presidentit.

Së treti, jemi në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e ligjshmërisë në institucionin e Presidentit.

Së katërti qëllimi ynë është vetëm sigurim i besueshmërisë së të gjithë popullit shqiptar tek roli i kreut të shtetit si një nevojë që një shoqëri demokrati ka shtetin e së drejtës.

Së pesti ne jemi të bindur se në argumentet tona presidenti gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës ka shkelur rëndë kushtetutën, ka cënuar besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka ushtuar detyrën e tij siç e përcakton kushtetuta.

BALLA: SHKARKIMI I PRESIDENTIT, JO PER TE KAPUR INSTITUCIONIN

“Kurrë institucioni i kryetarit të shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale në këto 30 vite. Kemi patur president që i ka shpallur luftë popullit, edhe kanë shkaktuar debat për mustaqet e tyre, por kurrë nuk kemi patur një president kaq banal.

Dua të rishpreh edhe njëherë sot atë që thashë tre ditë më parë në këtë foltore, ne nuk po kërkojmë shkarkimin e Metës sepse kemi një interes specifik, se kush do të jetë pasardhësi, apo se ne duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Nuk është ky qëllimi ynë. Procedura për shkarkimin e Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues për ti hequr turpin Shqipërisë dhe t’ja lëmë atij që turpi i takon“, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.