Pushuesi humb jetën në plazhin e Shëngjinit
Është shënuar ditën e sotme viktima e parë e sezonit turistik. Një pushues mësohet se ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.
Sipas burimeve një person rreth të 70-tave është gjetur i mbytur këtë të shtunë në Shëngjin.
Burimet bëjne me dijnë se prej disa ditësh 70 vjeçari ishte për pushime në banesën e vajzës së tij.
Ndërkohë nuk është bërë ende me dije identiteti i viktimës.
jë ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit. Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Sikundër mësohet tashmë, viktima është Foto Labi, 78 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky i fundit kishte disa ditë që po pushonte te banesa e vajzës së tij në Shëngjin.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



