U shpall non grata/ Sali Berisha paralajmëron padi ndaj shefit të diplomacisë amerikane.
Një ditë pasi u shpall publikisht non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken.

Berisha tha se do ta padisë nën akuzën e shpifjes. Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte akuzuar.
Berisha: Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, sekretari i DASH Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur dhe shpifësë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim.
E përsëris që kur kam filluar jetën time politike dhe që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, e deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në Francë të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike.
Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje. Zt Blinken mundet ndoshta të pretendojë. Imuniteti sot vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, i konsideron montazh politik akuzat e ngritura nga sekretari amerikan i Shtetit, duke e konsideruar zt. Blinken si autor të një komedie.

“Blinken mund të mendojë se si Sekretar Shteti ai përfiton imunitet, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot verësohet nga Gjykata, në mënyrë relative çka do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij.
Por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie e montazhi politik i destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri.
Asnjë qeveri cila do qoftë ajo s’mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. Sipas avokatit tim, që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet. Do e padit, do dënohet nga Gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit të kombit shqiptar. Por znj dhe zotërinj çështaj e dinjitetit është më thelbësorja për njeriun. Në qoftë se i prek tjetrit nderin e dinjitetin ti e zhvlerëson atë për veten e tij, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton.
Kam qenë President, kryeministër i Shqipërisë, me një fjalë kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli, dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për nderimin e këtij dinjitet. Sot jam qytetar privat, jam përgjegjës për dinjitetin tim. Një gjë dua t’ju sqaroj, dinjiteti i munguar, se po të kthehemi nja 30 vite apo 40 mbrapa, mua do të më gjenit ju një kardiolog pasionant në klinikën e kardiologjisë, njeri i shëtitur, që jetonte absolutisht jo keq të themi atë që është, kishte një banesë 30 metra më e vogël se kjo që kam sot. Por kishte një problem, nuk kishte dinjiteti ky njeri. Të tjera thoshte këtu, të tjera në publik. Shkonte me votue, votonte fshehtaz për atë që urrente. Ky ka qenë, asgjë tjetër. Shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi në ato shkrime në të cilat kam shprehur gjatë 1 viti në alfat dhe omegat e atyre që ka shpreh dizidenca. Ndaj dhe prapë sot kur pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi më shkelmohet dinjiteti e nderi im, kategorikisht ky akt jo ndaj SHBA, por ndaj një njeriu pa prova e fakte e argumente. Ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja konstate, por një njeri që pa rreshtuar asnjë provë, asnjë fakt, asnjë argument, ka ngritur akuza që s’i ka dëgjuar kurrë askush ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”- tha Berisha.
Berisha deklaroi se provat janë gatuar në zyrat e Edi Ramës. “Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin prova. Unë kam hapur gjyq e ti paraqesin para gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm në botë unë qytetar privat, por besoj tek drejtësia. Unë kërkoja që paraqiteshin prova kundrejt meje, por një gjë e tillë nuk u bë, prandaj do të këmbëngul që të paraqiten prova në gjykatë”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



