Anxhela Peristeri elektrizon skenën në Roterdam me “Karma”
Këngëtarja shqiptare përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Karma”, të cilën e këndoi në gjuhën shqipe.
Ajo arriti të ndezë skenën sërish me një performancë të mrekullueshme, në të cilën u ngjit e vetme.
Deri më tani, Peristeri ka arritur të marrë komente të shumta pozitive, si gjatë provave gjenerale, ashtu edhe pas kualifikimit në gjysmëfinalen e natës së dytë të spektaklit të madh.
Këngëtarja arriti të fitojë çmimin e parë për veshjen më të mirë në tapetin turkez, në të cilin u shfaq me një fustan të kuq mjaft seksi, të dizejnuar nga Valdrin Sahiti.
Gjatë një interviste, Anxhela u shpreh se nuk ka asnjë parandjenjë nëse do të fitojë apo jo, sepse asnjëherë nuk i dihet në një peticion apo konkurs. Megjithatë, artistja shtoi se do të bëjë më të mirën e saj për të dalë sa më mirë para të gjithëve.
Mbetet për tu parë deri në fund të mbrëmjes nëse Shqipëria do të jetë fituese këtë vit e “Eurovision”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



