E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Av Altin Goxhaj:NJË SHPJEGIM PËR TAHIRIN  QË NUK UA THOTË KUSH
Sot

Av Altin Goxhaj:NJË SHPJEGIM PËR TAHIRIN QË NUK UA THOTË KUSH

Avokati i Tahirit, merr në mbrojtje edhe Orest Sotën, iu gjetën në makinë patentat e ish-ministrit
I arrestuar me 800 mijë euro në makinë si dhe dy patenta të Saimir Tahirit, Orest Sota, djali i Lefter Sotës, botuesit i Tirana Observer është marrë në mbrojtje nga avokati Artan Hajdari.

Ky i fundit është avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, Hajdari mbrojti publikisht Tahirin.

Orest Sota është i arrestuar në Policinë e Elbasanit dhe ka kërkuar që të mbrohet nga avokati, Artan Hajdari.

SHPJEGIM QË NUK UA THOTË KUSH
Ju që s’jeni juristë duhet të kuptoni që kur një avokat merr në mbrojtje edhe Sajen edhe atë që kapet me patentat e tij (tokësore dhe detare) dhe 800 mijë euro do të thotë që këta të 2 janë në bashkëpunim (dmth janë në të njëjtën varkë në të gjitha kuptimet e fjalës , sepse ndryshe avokati do të kishte konflikt interesi sepse do të dëmtonte të paktën njërin nga të dy për llogari të tjetrit dhe keshu do rrezikonte që t’i hiqej menjëherë liçensa .
Pyetja për juristët (jo për juve :p ) është pse kanë zgjedh të dy edhe Saja edhe nipi i Shefit të Reneas prej 2015 (Vasillaq Sota) Orest Lefter Sota, pikërisht Avokatin dhe njeriun më të besuar që ka George Sorosit në Shqipëri Artan Hajdari prej 1998 (dhe një ndër ekspertët kryesorë të Reformës Sorosiane në Drejtësi)??? 
Sa për arsyen se pse i duhej Sajes një patentë jahtesh të mëdha lidhet me faktin se ai ka pasaportë diplomatike dhe ju e kuptoni që i duhej për ankorimet në portet e Mesdheut dhe më gjerë ku të kalonte pa kontroll doganor valixhet me para dhe coca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.