E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flori Mumajesi i mërzitur me  jurinë në “Kënga Magjike”: Koha do ta vërtetojë…
Publik News

Flori Mumajesi i mërzitur me jurinë në “Kënga Magjike”: Koha do ta vërtetojë…

Urban Band u shpallën fitues të kategorisë “Best Neë Artist” në “Kënga Magjike”. Grupi i rockut, që u prezantua me këngën “Edhe një natë”, arritën të rrëmbenin votat e jurisë profesioniste të përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

Në finalen grupi Urban Band ishte përballë artistit të ri Kras, i cili konkurroi këtë vit me këngën “Bekuar”. Vendimi final i jurisë profesionite të “Kënga Magjike” nuk është pritur mirë nga këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, i cili këtë vit merr pjesë në “Kënga Magjike” së bashku me Klajdi Harunin.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i Neë Artist”, shkruan Flori në një postim.

Satusi i Mumajesit

Në fakt Flori Mumajesi kishte gisht në këngën e Kras, sepse ai ka punuar tekstin e këngës dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”.

Kujtojmë se mes artistëve të rinj që fituan statusin BIG këtë vit, përveç Urban Band dhe Kras, ishin edhe Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki.

Djemtë e Urban Band triumfuan në mesin e 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale të këtij festivali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.