Ministri Bushati mbërrin në Kakavijë,pales greke i ka rënë sistemi
Radhët e gjata,
Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka mbërritur në pikën e kalimit të Kakavijës.
Në deklarimet përpara qytetarëve, ministri ka deklaruar se pala greke e ka motivuar bllokimin me rënien e sistemit, ndërsa kërkoi nga qytetarët të jenë të duruar.
“Pse nuk jeni informuar qe mbreme, pse nuk na kane informuar edhe ne, por presim ketu ne radhe prej oresh”- i jane drejtuar ata Bushatit.
Nga ana e tij, Bushati ka deklaruar se pala greke tha se ka rënë sistemi. Ai ka deklaruar se e njeh problemin dhe sipas tij, kjo ndodh se ka rënë sistemi.
Ai tha se gjatë komunikimin e me homologët e tij i është pohuar se nuk ka asnjë problem përveç rënies së sistemit dhe se nuk i takon të bëj avokatin e askujt.
Për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Nikos Toskas u ra dakort që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave.
Qytetarët i ‘sulen’ Bushatit, ja ç’thotë ministri
Prej natës së mbrëmshme vijojnë radhët e gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Pala greke nuk punon më asnjë sportel dhe ka sjell një kaos mes emigrantëve, të cilët kanë mbi dhjetë orë që presin.
Bushati dhe Kumbaro i jane drejtuar edhe sportelit per te ndjekur nga afer situaten.
Ata kanë shpjeguar qytetarëve së sapo të zgjidhet problemi me sistemin në palën greke, do të vijoj sërish normalisht puna. Sipas Bushatit duhet që të tregohemi të duruar dhe të presim sa të rregullohet problemi.
Pritet që të takoj konsullin e Janinës mësohet se biseda do të fokusohet tek bllokimi i emigrantëve në kufi. Po ashtu mësohet se Konsulli Shqiptar në Janinë ka takuar emigrantët. Në Kakavijë vijojnë radhët e gjata të cilat vijojnë prej ditës së djeshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



