Sa bukur propaganda e “Gati per Shqiperine”!!
Av Enida N Bozheku
Me qe ne 2013, po kjo qeveri e mandatit te trete ftoi, asokohe, me te miret jashte dhe brenda, i erdhem, na refuzoi! Sot, ne mandatin e trete ri-kerkon nen moton “Gati per Shqiperine” mendjen. Me qe keto thirrje jane interesante me date 31 maj 2021, aplikova. Kortezia do kthim-pergjigje e tipit: Faleminderit qe aplikuat! Kjo nuk ka ndodhur! Tani, si i bie qe eshte propagande per mandatin e trete apo do vertete qe Shqiperia te behet?!
Me poshte teksti i email derguar Rames (eshte vetem 40% e Cv e nje 35 vjeçareje)
*********
nderuar Kryeminister, Z. Edi Rama,
se pari dua t’ju percjell urimet per mandatin e trete qeverises dhe Ju uroj qe ky mandat ne kuader te nje ringritje bashkepunuese te Shqiperise sone te mund te jete nje fillim i ri dhe gjitheperfshires i elites intelektuale shqiptare, qe do Shqiperine, integrimin e saj ne gjirin e Bashkimit Europian dhe perparimin socio-ekonomik-juridik-artistik-shkencor te vendit.
E nenshkruara Av. Ph.D. Enida Bozheku (Ph.D.), ashtu sic paraqitet edhe ne Cv e bashkangjitur, ka nje formim akademik dhe profesional multidisiplinor, doktoral te nisur ne nje rrugtim Universitar prane Universitetit “Sapienza” te Romes, Itali ne vitin 2003 dhe te vazhduar po ne Rome ne 18 vitet e fundit, me nje karrier akademiko-profesionale te pasuruar ne studime te thelluara, te ekuivalentuara ne Shqiperi ne Nivelin e 8 te kualifikimit shkencor, ne kategorine Doktorale dhe Eksperte.

Gradat dhe Titujt akademikë:
– Doktore Shkencash në Studime Politike pranë Departamentit të Studimeve Politike, Fakulteti Shkencave Politike, Sociologjisë dhe Komunikimit, Universiteti “Sapienza” Romë, (Itali), viti 2020.
– Doktore Shkencash në të Drejtë dhe Proçedurë Penale pranë Departamentit të Studimeve Penalistike, Filozofiko – Juridike, Kanoniste, Fakulteti Juridik, Universiteti “Sapienza” Romë, (Itali), viti 2014.
– Eksperte (Niveli i 8 i kualifikimit te KSH) ne te “Drejte Tregetare Nderkombetare” pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Sapienza” Rome, (Itali) ), viti 2009.
– Dipllomuar me rezultate të shkëlqyera, mestare 9.4, në sistemin e ciklit pesë vjeçar të unifikuar, Fakultetin Juridik – Universiteti “Sapienza”, Romë (Itali), viti 2008
– Studime specializimi ne Menazhimin e Burimeve Njerezore prane Istitutit të Kërkimeve Sociale dhe Formimit Manaxherjal, Romë (Itali), viti 2008.ù
Eksperienca akademike: Prej më shumë se 6 vitesh vazhdon të jetë “Lektore “ në të Drejtë dhe Proçedurë Penale pranë Fakultetit Juridik – Universiteti “Luarasi”, Tiranë, Shqipëri, si dhe lektore e jashtme pranë Universitetit Telematik “eCampus”, Rome (Itali), në lënden e së Drejtës dhe Procedurës Penale.
Eksperienca profesionale: Prej vitit 2009 ushtron regullisht profesionin e Avokatit si në Romë (Itali) ashtu edhe në Tiranë (Shqipëri).
Anetare e AIDP – “International Association of Penal Law”, me qëndër në Sirakuza, Itali, prej vitit 2010.
Autore e dhjetra artikujve shkencorë – juridik dhe publiçistik si dhe e tre monografive shkencore me titull: “Deontologjia e Profesionit të Avokatit” (2014), “Gjykimi i Shkurtuar. Profile doktrinare interpretuese” (2016) dhe “Linja interpretuese të normës juridike. Ligji, struktura dhe nënstruktura” (2017)
Keto pergatitje jane ne nivel multidisiplinor qofte ne fushen penal – procedurale, civile – procesuale, minorile dhe ate te shkencave socio – politike me orientim manaxherial-lidershipi dhe fenomenet e teorive te globalizimit.
Edhe pse, gjate mandateve Tuaja qeverisese, e nenshkruara eshte perballur, shpeshhere, me qasje refuzimi per te bashkepunuar me qeverin Tuaj, ku qartazi pergatitja profesionale-akademike eshte etiketuar nen diktatin: “overqualified”, po ashtu, nuk mohoj edhe natyren time kritike te shprehur hapur ndaj fenomeneve shqetesuese, qe gjate mandateve te shkuara qeverisese jane manifestuar ne gjirin e administrates suaj publike, si nga niveli apikal ashtu edhe ai vartes.
Ne kuader te bashkepunimit, thirrjes Suaj, per te kontribuuar ne “Gati per Shqiperine”, fal eksperiences ne pune prej me shume se 10 vitesh ne fushen e jurisprudences aktive dhe levrimit te lemive akademike-profesionale, shprehja e interesit tim, fokusohet ne keto fusha:
– Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme – per te vene ne sherbim doktoratat dhe eksperiencen profesionale ne kombinim normativo-politik promovues te angazhimit dhe kuadrit harmonizues ligjor qe do te duhet te vij ne ciklin e hapjes se negociatave me BE;
– Ministria e Arsimit – ne kuader te eksperiences ne fushen e kerkimit shkenocr akademik dhe njohjes se sistemeve legjislative baze per te aplikuar ligjin dhe rritur performancen ne gjirin e arsimit universitar, aty ku formohen brezat e profesionisteve te se nesermes.
– Ministria e Turizimit e/o Kultures, institucionet ne varesi me natyre drejtuese, per te implementuar vizionin sipermarres te promovimit te nje fushe e cila per Shqiperine nese do te kombinohej (turizem, kulture, art, trashegimi) do ti sillte vendit tone resurse ekonomike, investimi dhe promovimi mbare-boteror.
Pergatitja e planeve manaxherialo-ligjore qe lidhen me promovimin e shiperise ne fushat e saj me te spikatura te trashegimise kulturore qe prej qyteteve te antikitetit Ilir e deri tek arti si forme nderlidhese mes ideve dhe projekteve qe Bashkimi Europian nxit per bashkepunimin mes shteteve, do te ishte, kjo, nje sfide dhe perkushtim, ku dija multidisiplinore do te gjente konkretizim ne investim pune, ne nje prej sektoreve me te rendesishem te ekonomise shqiptare.
– Ministria e Drejtesise – si pjese e kurrikules baze formuese ate te profilit te ngushte juridik – akademik – profesional. Sfide e perditshmerise se interpretimit ligjor.
Duke Ju falenderuar paraprakisht per kete nisem, urohet qe, ndryshe nga thirrja e vitit 2013, kjo te jete konkretisht e realizueshme dhe me vullnet real per te ringritur shqiperine dhe zhvilluar nje forme te re bashkepunimi qeverises me njerez qe duan, respektojne dhe i perkushtohen Shqiperise.
Duke uruar ne nje bashkepunim te frytshem, dergohen pershendetjet me te mira!
Me respekt
Av. Ph.D. Enida Bozheku (Avv. Ph.D.)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



