E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Kodra:Gazetarët ranë pre,të isha aty do i gjuaja ose do e shaja
Sot

Saimir Kodra:Gazetarët ranë pre,të isha aty do i gjuaja ose do e shaja

Gazetari i njohur i emisioneve investigative, Saimir Kodra,i pyetur për shprehjen ‘Media e Kazanit’ nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha:

“Rama ka një të mirë shumë të madhe, që është një njeri që merr forma dhe ngjyra në cdo moment dhe me cfarëdo lloj personi. Ishte kjo qasje e tij që hodhi trutë e gomarit të shqiptarëve, edhe mua sepse thonë se një nga arsyet pse erdhi në pushtet ishe dhe ti. Atëherë mbroja qasjen e tij se mendoja se do i jepte vlera gjithckaje në Shqipëri. Zhgënjim i madh jo vetëm i imi, më shumë miq që kanë qenë afër tij me njerëz intelektualë etj”.

Ndërkohë edhe cështja e Tahirit ka qenë tepër e përfolur dhe rasti i sulmit të Ramës ndaj gazetarëve, për Saimirin ai bëri gjithcka për të tërhequr vëmendjen.

“Prapë gazetarët ranë pre e gjithë kësaj. Unë e thashë që atë ditë, ai gjeti gazetarët që ishin aty. Unë nuk jam as trim, as gangster, as më i forti as më i dobëti. Por po të kisha qenë me mikrofon, sigurisht që do i gjuaja ose do e shaja, nuk mund ti rrija ashtu. Këto gazetarët që janë profesionistë të nderuar, ndoshta janë mësuar me të tillë natyra arrogante dhe e anashkaluan”, – u shpreh Saimiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.