Një këshillë për kandidatin Agron Shehaj dhe për gazetarët e studiove
Zoti Agron Shehaj gabon kur i thotë një gazetari se “kjo është një pyetje koti”. Nuk ka pyetje të tilla, por përgjigje, po. Kjo fjalë nuk është në fjalorin e një politikani, por mesa duket përgjigja ishte rezultat i presionit të madh dhe mungesës së etikës së gazetarëve ndaj tij.
Një gazetar nga ana tjetër nuk mund të thotë se “ti nuk je mësuar, por ne mund të të ndërpresim kur dhe sa herë të duam…”. Kjo nuk është aspak profesionale, por për fat të keq jemi mësuar që jo vetëm gazetarët por edhe politikanët e gjithkush tjetër, i ndërpresim fjalën njëri-tjetrit.
Gazetarët duhet të kuptojnë se një politikan mund të thotë “nuk kam koment për një çështje” e kjo nuk duhet të na bëjë nervoz, pasi është politikani që mban përgjegjësi për ato që thotë apo nuk thotë.
Sa për garën e 13 qershorit për kryetar të PD, edhe vetë Shehaj e di që nuk fiton dot, por kjo fushatë simpatike e tij është “nxemje” për garën e ardhshme për kryetar të PD.
Pas 13 qershorit ai mund të jetë shumë mirë n/kryetar partie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



