E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtim pa leje në plazh publik/ Arrestohet pronari i lokalit dhe tre persona të tjerë, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
Publik News

Ndërtim pa leje në plazh publik/ Arrestohet pronari i lokalit dhe tre persona të tjerë, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)

Xhimi Hasanbegaj

Në flagrancë është arrestuar administratori i një lokali, shtetasi Xhimi Hasanbega 45 vjeç, dhe tre persona që po kryenin punime pa leje në plazh publik. Të arrestuarit janë shtetasit

Genci Toska

Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili.

Edmond Silo

Njoftimi i plotë 

Kryenin ndërtim pa leje në plazhin e Pishë-Poros, bien në prangat e Policisë katër shtetas.

Arrestohet në flagrancë administratori i një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas që po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një ndërtim që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.