E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjodhi Durrësin si deputet , reagon Rama: Me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot
Publik News

Zgjodhi Durrësin si deputet , reagon Rama: Me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot

Sipas kreut të qeverisë, Vlora do të mbetet në zemrën e tij, por siç thotë ai Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan kreu i qeverisë.

RAMA ZGJEDH DURRESIN, ‘BRAKTIS’ VLOREN

Kryeministri Rama ka informuar ditën e sotme Komisionerin Shteteror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për vendimin e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet, Vlore dhe Durres, po zgjodhi kete te fundit.

Pas largimit të Ramës nga Vlora, rruga për të hyrë në parlament i hapet kandidates, Teuta Ramaj, e cila  është përfaqësuese e komunitet çam, ndërkohë që ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë kandidatja që mbetet jashtë parlamentit në qarkun e Durrësit është Ana Dhamo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.