KASANDRAT E KOMITETIT TË TË PAAFTËVE
Si nuk u lodhën “kompetentët” dhe epidemiologët amatorë së parashikuari valë, bishta dhe kërbishta të COVID-it?!
Prapë lexoj antarë të komitetit qesharak të të paaftëve që ndjekin modelet përëndimore të parashikimeve dhe mundohen t’i përshtatin për Shqipërinë!
O boratër!
Shqipëria është rast unik në botë!
Si rezultat i paaftësisë dhe bindjes suaj të verbër ndaj urdhërave politikë të padronit tuaj, Boratit, sot Shqipëria ka imunitet natyror grupi, të arritur me koston e 2 milion të sëmurëve, 15 mijë të vdekurve dhe 250 milionë eurove të shpenzuara nga xhepat e qytetarëve!
》Shqiptarët kanë nevojë vetëm për një dozë Pfizer, Moderna ose Astra Zeneca para sezonit të virozave 2021-22 dhe nuk do të kenë më probleme me COVID-in!
》Për momentin, sigurohuni që çdokush që hyn në Shqipëri të jetë i testuar, i vaksinuar ose i shëruar nga COVID (TVSH e COVID-it, e kam quajtur për ta mbajtur mend ju dhe takëmi juaj që asnjë raport shkencor nuk interpretuat dot në një vit e gjysmë pandemi)!
Merruni me punët tuaja parësore se i nxorrët bojën vetes, o të paaftë!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



