E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KKT miraton lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, nuk pret vendimin e Kushtetuese
Publik News

KKT miraton lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, nuk pret vendimin e Kushtetuese

Lajmin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një status në rrjetet sociale. Duke publikuar dhe disa foto të projektit, Veliaj shkruan se Teatrin e ri do të ketë “0 kulla në territor” dhe se gpdina e re do të ketë dy kate parkim dhe katër salla që do të kenë përkatësisht 635, 150, 350 dhe 500 vende secila.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende.

Lajmin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një status në rrjetet sociale. Duke publikuar dhe disa foto të projektit, Veliaj shkruan se Teatrin e ri do të ketë “0 kulla në territor” dhe se gpdina e re do të ketë dy kate parkim dhe katër salla që do të kenë përkatësisht 635, 150, 350 dhe 500 vende secila.

Postimi i Erion Veliaj: KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)
 AUDITORIUM 635 vende
 BLACK BOX i vogël 150 vende
 BLACK BOX i madh 350 vende
 AUDITORIUM në taracë 500 vende
 2 kate parkim
0 kulla në territor
Ecim para!

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës kërkojnë përshpejtimin e procedurave për marrjen e një vendimi në lidhje me padinë e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.pasi qeveria akordoi fondin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar, AMT u shpreh se po veprohej në kudnërshtim me ligjin. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në momentin që Kushtetuesja të shprehet nuk mund të ndërmerret asnjë veprim, por Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka konsideruar të arsyeshme pritjen.

Në padinë e AMT-së dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta kërkohet shfuqizimi i Ligjit Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, shfuqizimin e vendimit të KM të kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar si dhe shfuqizimin e vendit të Bashkisë Tiranë për shembjen e godinës së TK-së. Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar dhe shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.