E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita në Shqipëri, zyrtari i lartë i DASH përfundon takimin mbi 1 orë me Bashën
Publik News

Vizita në Shqipëri, zyrtari i lartë i DASH përfundon takimin mbi 1 orë me Bashën

Ka zgjatur 1 orë takimi mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Philip Reeker (Filip Riker).

Takimi u zhvillua në selinë e PD-së dhe përveç Bashës dhe Riker të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe drejtuesit e lartë të PD-së.

Temat e diskutimit në këtë takim besohet se kanë pasur të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më herët, Riker zhvilloi një takim 45 minutësh me Edi Ramën.

Riker u prit në hyrje të selisë blu nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.