E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti i bashkëshortëve kultivonin kanabis, arrestohet gruaja në kërkim burri
Publik News

Çifti i bashkëshortëve kultivonin kanabis, arrestohet gruaja në kërkim burri

Ndërkohë sipas policisë, bashkëshorti ka qenë i dënuar më parë për kultivim dorge.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara kanabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve.

“Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Gërmenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve”, thote policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.