Policia sekuestron një sasi droge në kamionin me banane, mjeti vinte nga Amerika Latine
Korresponderi ynë në Durrës raportohet se pas kontrollit të ushtruar në një kamion me banane është kapur dhe sekuestruar një sasi droge. Po ashtu mësohet se mjeti vinte nga Amerika Latine.
Lënda narkotike është zbuluar pas kontrollit me skaner. Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar ndërkohë që po bëhet peshimi i ngarkesës së kapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



