E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtrimi/Si i zhvati një emigranti në Itali 9 milionë lekë të vjetra
Publik News

Mashtrimi/Si i zhvati një emigranti në Itali 9 milionë lekë të vjetra

Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.
Featured image of article: ‘Kam mamin sëmurë, më nis ndonjë lekë’/ “Klareta” bënte namin në Facebook, 29-vjeçari hiqej si femër, hollonte edhe zërin. Si i zhvati një emigranti në Itali 9 milionë lekë të vjetraKlareta Shaba

Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zhvaten gati 9 milionë lekë.

Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.

Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.

Dosja që Top Channel disponon tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.

“Klareta” ju prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur ‘ajo’ i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëemën sëmurë. Në komunikimet telefonike zëri i mashtruesit imitonte zërin e një vajze.

‘Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër’ thotë në denoncim emigranti i cili pas kërkesës së parë , u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ja nisi në emër të të ëmës.

Më tej nëna dhe gjyshja e mashtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu mashtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.

Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte Klaretën ajo bllokoi çdo kanal komunikimi , çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një mashtrim dhe ai duhej të shkonte në polici.

Marrë nga Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.