E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau gruan 31-vjeçare, të afërmit e Anisës sulmojnë autorin teksa mbërrin në gjykatë me jelek antiplumb
Publik News

Vrau gruan 31-vjeçare, të afërmit e Anisës sulmojnë autorin teksa mbërrin në gjykatë me jelek antiplumb

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan në Greqi, del sot në gjykatë për masën e sigurisë.

Të afërmit e të ndjerës, Anisa Shehu, kanë qenë të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës këtë të martë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momentet kur autori i dyshuar me duar të lidhura, me maskë anti-Covid në fytyrë dhe me jelek anti plumb mbërrin i shoqëruar nga policia në gjykatë.

Në këto momente, pranë tij afrohen një grua e veshur me të zeza dhe një djalë të cilët i gjuajnë dhe e sulmojnë Florand Shehun.

Sipas Protothema, këta janë të afërm të 31-vjeçares e cila mbeti viktimë pasi u qëllua me thikë nga burri i saj të enjten e kaluar.

Sipas asaj që zbardhin mediat greke, referuar dëshmisë që ka dhënë autori i dyshuar në polici, Anisa ka qenë në gjumë në dhomën e saj kur autori, ka hyrë me një thikë dhe e ka goditur fillimisht në qafë.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godit me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.