Arestime! I pari Berisha, i treti Rama.
Saliu, Iliri dhe Edi, kanë rrugë të përbashkët dhe të gjatë bashkë. Do të arrestohen! Amerika ka nisur sulmin. Yuri Kim ka “sulmuar” Selinë e Partisë Demokratike, për të izoluar një kriminel dhe hajdut që ngujohet andej.
Nëse Berisha s’ka rrugë tjeter, veç t’i ngërlleshet Washingtonit si çmëndurak komunist, derisa t’i vijë çasti i prangave, Lulzim Basha, nuk arrin të “përplaset” as me Yuri Kim. Ama “barin” nuk ja ka qejfi ta hajë.
Dhe të kullotësh bar, do të thotë, të lidhesh pas një mullari.
Po, Lulzim Basha është me ‘litar’ në fyt.
Ja tërheq sa të dojë Edi Rama.
Edi, ka dorë edhe në arrestimin e Sali Berishës. Ka dorë, se edhe ky nuk përballon “fërkime” me Yuri Kim. Ajo duket e vëndosur. Hajdutët do shkojnë përpara drejtësisë!
Po pse hajduti Rama, që ka kapur ç’i ka dalë përpara, do arrestojë dy nga katër Klanet Mafioze, Numrin 2, Sali Berishën me 6 familje kriminale dhe rreth 1500 anëtarë, dhe numrin 3, Ilir Metën, me 5 familje dhe rreth 1300 anëtarë?!
Kush s’e sheh këtë ëndërr, s’është mirë nga shëndeti.
Edi Rama ishte jashtë kohe, është jashtë kohe dhe do të jetë jashtë kohe, derisa të shkojë në burg.
Shumë mëndojnë se ai atje e ka patur vëndin me kohë e vakt,
Edhe për këtë skandal historik, që një psikopat kap mandat e tretë qeverisës, do arrestohet i pari Sali Berisha.
Edhe nga presidenca diçka aksidentale ka ndodhë. Presidenti i Republikës, deklaron se është kundër gjithë atyre pasurive të familjes së Ilir Metës. Edhe ky është jashtë kohe, jashtë rrugës.
Ka thënë se, edhe ai e di se është peshk, se duan ta burgosin përjetë, por ka kërcënuar me një tip “aspirine”, që e çon në botën e përtejme, sa hap e mbyll sytë.
Mund ta frënojë ambasadoren Yuri Kim “stili” i “luftës” së presidentit me vetveten?!
Njëlloj si Berisha që flet me vete. I ngjan se është “burrë shteti”
Këtë karrem të ambasadorit Donald Lu, mbanë si Nuskë, ky Saliu i Erdoganit.
Karremi amerikan për këtë peshk të madh u holl, qyshkur vrau në mes të Tiranës katër qytetarë të pafajshëm. U vranë vetëm se mendonin keq për Ilir Metën. Kishin bindje se ka vjedhur fondet publike.
Një ministër, edhe ai milioner me të vjedhur, seç solli një përgjues, ku Ilir Meta, me zë e figurë, shtrinte duart drejt 700 000 eurove, për një tender. I donte kesh. Edhe ministri, si me thënë kesh iku për në botën tjeter në pak muaj. Dritan Prifti, nuk kishte përdorur kurrë as ilaçe, po këto janë punë të hetimeve për krime njerëzore, sapo të bjerë bilbili i drejtësisë.
Aso kohe, Saliu kishte një tip “spruci” që ja drejtonte Edi Ramës dhe i nxinte shikimin. Herë Ramës e herë turmës.
Rama si i ri, nuk e provokonte shumë revoltën e miletit. Me shkopinj druri, të blerë 10 dollarë në treg, medemek sulmohej kupola e shtetit. Si dikur rezervistët e Enver Hoxhës që turreshin mbi Mal të Dajtit, me pushkë druri, dhe bënin sikur “vrisnin” ushtrinë amerikane.
Kështu edhe sot, ndaj ambasadorja “sulmoi” rezidencën ku rri kryekrimineli.
Është gjetur diagnoza.
Është rënë dakord për radhën e burgut.
Pasi Rama sot, është në kohën e Berishës dikur, s’do arrestohet i pari, por i treti.
Edhe për burg, Ilir Meta në mes.
Pse kështu?
Sepse, në mes ka qënë gjithmonë. Edhe në darkën e peshkut me Ramën këtu e nëntë vje,t në mes të Berishës dhe Ramës u fut. Pra, sa herë ka qëndruar në mes, ose peshk, ose ngjalë ka qënë.
Edhe këtë shtator, shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese do i rrëshqasë si peshk.
As për bishti nuk e kap dot gjykata. Se kokën ja fsheh Rama e trupin ja mbron Berisha.
Meta, arrestohet i dyti, edhe pse është pikëprisht Dritë-Hija e Shtetit të krimit.
Yuri Kim zuri “krapin” Berisha nga koka, pas tij Meta e Rama.
As atë “shishen me spruc” që ua lëshonin turmave, nuk e kanë më kriminelët. E ka marrë ambasadori Donald Lu me kohë.
Por “magjia” është këtu. E ka “sprucin” Ambasadorja Yuri Kim. Po, e shihni si janë hapur sytë e njërzve dhe errësur sytë e “Zotave”?!
Yuri Kim e ka seriozisht. Dukej nga sytë, nga balli. Lexohet se e ka vëndosur t’i sprucoi në sy, në ballë, ose, siç thuhet nga jugu, në “lule”.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, e duan, aty, në sy, në ballë, në “lule”.
Prandaj po prijnë. Po shkojnë si “trima” antiamerikanë në burg të gjatë.
Rama është krejt ndryshe.
Nuk është trim sikurse është Cub. Sapo ambasadorja t’i ofroi tek hunda sprucin, Rama nuk është si Berisha dhe Meta. As si Basha.
Rama harron huqin, merr “vrapin” e bën Strucin.
Yuri Kim zuri “krapin” Sali nga koka, Meta e Rama pas tij./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



