E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm
Publik News

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

“Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998… Ai na ka lënë “amanet” zgjimin përpara se të kemi një jetë të varur nga konsumi i përditshëm, nga ajo që na sugjerojnë të tjerët, nga ajo që na e servirin si një banket dëshirash tonat. Është një roman që duket sikur kërkon me ngulm për të kuptuar si dhe për të besuar se jemi ne ata që mund të vendosim më shumë për veten tonë.

Por për këtë duhet që të zgjohemi përpara se t’ua dorëzojmë veten tonë të tjerëve, përpara se t’u kemi lënë të tjerëve për të vendosur për ne.
Letërsia jo pak herë i ka parashikuar gjërat. I ka parashikuar Kamyja me romanin “Murtaja”, i ka parashikuar Aldous Haxley me librin “Më e mira e botëve”, i ka parashikuar Orwell-i me romanet “Ferma e kafshëve” apo “1984”. Por Jose Saramango është nga ata shkrimtarë që duket se i ka paraprirë diktaturës së padukshme që mund të na pushtojë teksa ne dorëzojmë çdo individualitet tonin.

Kjo rutinë e rrezikshme e dorëzimit të vetvetes, e dorëzimit të dinjitetit tonë përballë pushtetit, është edhe udha ku diktaturat ecin qetë, madje duke u kërkuar qytetarëve të besojnë se ka qenë dëshira e tyre që të dorëzojnë dinjitetin, kurajon e gjithçka tjetër që i bën qenie njerëzore.

“A do të bëjmë ende sikur jemi të verbër?”. Saramango, përmes një metafore të jashtëzakonshme, duket sikur na thotë se të sjellët si i verbër ose jo varet nga secili prej nesh.

­

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.