E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ftohtësia e rrëfimit të Artan Lames  ishte e frikshme
Publik News

Ftohtësia e rrëfimit të Artan Lames ishte e frikshme

Ku po shkojmë?!

Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një deklaratë publike, pa iu dridhur në asnjë çast qerpiku apo zëri deklaron;

Isha i shtrënguar t’i gënjeja ata njerëz për procesin e legalizimit, pasi nëse nuk do t’i gënjeja do shkonin të gjithë mish për top tek opozita dhe do e votonin dhe nëse ajo masë njerëzish votonte opozitën, do të ishte humbje e madhe për Partinë Socialiste.

Në një shoqëri normale Lame ta pohosh këtë me figurë dhe me zë para publikut, të nesërmen e gjen veten gjithkund, por veç në zyrën ku je aktualisht jo. Ftohtësia me të cilën rrëfeje gjithçka, ishte e frikshme.

Post Scriptum- Je dëshpërimisht larg nga ajo çka mund të jetë njeriu.

Kujtojmë se sot se Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame i është rikthyer sot audiopërgjimit ku ai dëgjohet të thotë se “duhet t’i mbajmë njerëzit varur për legalizimet”.

Gjatë fjalës së mbajtur sot, Lame tha se nëse do t’u thoshte njerëzve se ndërtimet nuk do t’u legalizoheshin do t’i bënte “mish për top” për palën kundërshtare.

“Në 2017-ën, ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm. Ishim duke diskutuar që për ndërtimet pa leje që nuk legalizohen nuk mund t’u thuash që nuk mund të legalizohen, shko vrit veten. Pse? Sepse normalisht këta njerëz në momentin që u thua këtë bëhen mish për top për palën tjetër. Ai që është në opozitë premton edhe hënën. Të thuash që nuk ua legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër. Por një pjesë e tyre është krim të legalizohen. Nga kjo pikëpamje duhet marrë si shenjë përgjegjshmërie, si nga ana ime si nga ana e qeverisë. Është krim të legalizosh në zonë të mbrojtur, poshtë shtyllave të tensionit të lartë, në Butrint e kështu me radhë”, shprehet Lame.

Kujtojmë që në audio dëgjohet Artan Lame, teksa thotë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.