Lukaku zyrtarisht i Çelsit, shikoni prezantimin special që i bëjnë të klubi londinez
Zyrarizimi i Big Romit, ka ardhur një ditë pasi blutë e Londrës fituan Superkupën e Europës. Plot 115 milion euro derdhi Çelsi në arkat e Interit, për shërbimet e Lukakut, teksa 28-vjeçari do të jetë pjesë e bluve të Londrës për 5 sezonet e ardhshme.
11 milion euro + bonuse në sezon do të përfitojë Lukaku, i cili ka luajtur edhe më parë në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur edhe gjatë viteve 2011-2014. Për sa i përket aktivizimit me Interin, Lukaku mbajti veshur 95 herë fanellën zikaltër, teksa realizoi 64 gola.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



