E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mundet dikush në Shqipëri t’u thotë amerikanëve jo?
Publik News

A mundet dikush në Shqipëri t’u thotë amerikanëve jo?

Mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare kanë folur për një marrëveshje (ende duke u biseduar) ndërmjet Ramës dhe amerikanëve për sjelljen e afganëve që kanë punuar me amerikanët në Afganistan për arsye se janë të rrezikuar nga Talebanët që tashmë kanë marrë edhe Kabulin.

Shqipëria është një han pa porta, që qeveriset nga një sekt pakicash e rrugecërish antishqiptarë që e kanë nxjerrë Shqipërinë në ankandin e Lojës së Madhe të Kombeve. Për të zgjatur pushtetin e tyre ata kanë nevojë për mbështetje amerikane dhe ndërkombëtare. Amerikanët kanë nevojë tashmë të strehojnë në Shqipëri disa spiunë të tyre në Afganistan sepse kanë vendosur të tërhiqen nga Afganistani. Tërheqja e Amerikës nga Afganistani është e lidhur me llogaritë gjeostrategjike që ajo ka atje, pasi Amerika nuk ka më hall Talebanët, as Al Kaedën që presupozohet që doli prej Talebanëve, por ka një hall më të madh që është Kina. Presidenti Joe Biden për nevojat e Amerikës, i ka përkëdhelur talebanët para disa ditëve duke thënë, se ata janë luftëtarë të zotë dhe se e njohin artin e luftës sic njohin amerikanët futbollin amerikan.
Amerika nuk ka më ndërmend të vrasë ushtarët e saj në Lindjen e Mesme (Siria) as në Afganistan dhe e ka të qartë që atë që nuk mund ta bëjnë ushtarët e saj e bëjnë lëvizjet xhihadiste islame.
CIA Amerikane, ishte mbështetësja kryesore e xhihadistëve që mbështeteshin me para dhe infrastrukturë, nga vendet aleate të amerikanëve te Gjirit të mbushur me naftë, kur kishte nevoja për të luftuar Bashkimin Sovjetik në Afganistan.

Shqiptarët sot janë një Komb që po shuhet më shpejtësi, duke u përzënë nga trojet e tyre me armën e ftohtë të varfërisë e të mjerimit dhe po zëvendësohen me popuj të tjerë alternativë, nga një entitet politik i rrezikshëm pakicash antishqiptare te mbeshtetur nga Federata Nderkombetare e Falimentimit te popujve qe shume shoejt mund te shkaterroje Ameriken vete.

Shumë shpejt Shqpëria do të jetë një kosh i madh gjeografik i mbushur me mbetje popujsh, racash e fisesh, për nevojat gjeopolitike të të mëdhenjve. Oligarkët që mbajnë në këmbë pushtetin janë dakord me këtë formulë sepse nuk duan shqiptarët “dembelë” që kërkojnë shumë, ndërkohë që të tjerët vijnë për një capë bukë dhe nuk kanë asnjë pretendim.

Pyetja që lind këtu është:

A mundet diksuh në Shqipëri t’u thotë amerikanëve jo?

Përgjigja është e thjeshtë. Askush.
Përse? Sepse pushtetarët nuk zgjidhen nga populli por nga ambasadat me marrëveshje.
Përse ndodh kështu?
Sepse nuk ka më popull që mendon. Populli është i zhutyr në drogë, hashash, kokainë, seks, insta, Fb, perthithen.

Deri kur do të zgjasë kështu?
Deri atëherë kur pushteti dhe qeveria ta marrin legjitimitetin nga Sovrani dhe kur pushtetarët të nëpërkëmbin interesat e sovranit ai të del në bulevard dhe të vë flakën me molotov.

Përse nuk ka ndodhur ende kjo?
Spese intelektualët dhe elitat e mendimit, në pjesën më të madhe të tyre, nuk kanë interesat e popullit por vrapojnë të kapin fonde ambasadash që të bëjnë jetë të bukur. Pëse ndodh kjo? Sepse populli nuk paguan për të mbrojtur interesat e veta dhe për të mbajtur mendjet e veta.

A do të vijnë afganët këtu apo nuk do të vijnë, kjo pritet të shihet në vijim, por një gjë është e sigurtë. Nëse shqiptarët vazhdojnë të shfaqen të pafuqishëm për t’u organizuar, elitat e mendimit do të largohen, mejkë, inxhiniere, filozofë, mendimtarë, profesorë, doktorë, shkencëtarë, do të arratisen nga sytë këmbët dhe ky vend shumë shpejt do të jetë një kosh i madh gjeografik i mbushur plot e përplot me asgjë.

Përse mbetjet e botës amerikanët i sjellin në Shqipëri dhe nuk i marrin në Amerikë është pyetja e madhe?

Sepse amerikanët nuk kanë luajtur mendësh të fusin në shtëpinë e tyre një njeri pa dinjitet. Amerikanët kanë interesat e tyre, dhe përdorin cdo lloj qeni që pranon të bëjë lojën e tyre, derisa i mbaron skadenca dhe më pas e hedhin në kosh. Por miqtë e tyre të vërtetë dhe të përjetshëm i duan më dinjitet. Një shpurë afganësh që kanë spiunuar vendin e tyre, pavarësisht etiketës, a kanë luajtur mendësh t’i fusin amerikanët në shtëpinë e vet?

Kaq është loja.

Rama e di lojën, dhe godet hallkën më të dobet, që jemi ne populli i tij sepse vetëm duke na shitur ne mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet aid he sekti i tij.

A janë të rrezikshëm afganët nëse vijnë këtu?

Jam i prirur të mendoj si amerikanët. Një njeri që spiunon gjakun e vet tek të huajy është një copë ndyrësirë që nuk i zihet besë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.