Rama flet tolerancë 0 ndaj supervizorëve që do mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit dhe premton për mijëra e mijëra vende pune
Gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2018 për infrastrukturën kryeministri Edi Rama tha se edhe pse planifikimi ka qenë i mangët, projektet të mangëta, po ashtu edhe kontratat dhe në fund produkti është i mangët do të kemi një buxhet, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës.
“Ne jemi një vend ku nuk është financuar pak për infrastrukturën kombëtare dhe për fat të keq nëse do të vendosnim në balancë paratë me produktin e marrë, është e mangët.
Supervizionimi ka qenën i mangët dhe në fund produkti është i mangët. Ne sot nuk kemi asnjë rrugë të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare. Ne do të kthejmë akset në një siguri gjatë këtij 4 vjeçari,” deklaroi Rama.
“Së pari ne kemi një buxhet që është 42 % më i lartë për financimin e infrastrukturës, që është jo pak për projektet nëse janë të duhurat. Infrastruktura do të vazhdojë në të gjithë territorin, duke çuar shtrirjen në qendrat urbane dhe më pas duke u shtrirë në ato rurale. Janë 10 segmente që do të mbulohen me financim nga shteti” tha Rama.
“Një program tjetër që fillon me buxhetin do të shtyjë përpara programin e rilindjes urbane duke synuar rritjen e kapaciteteve. Me këtë do të hapen mijëra e mijëra vende punë si vijimësi e kësaj strategjie” tha Rama.
Po ashtu kryeminsitri paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata supervizorë që mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit.
“Tolerancë 0 ndaj supervizorëve që do mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit. S’ka zyrtar ARRSH të hapë buxhet me firmën e tij duke i hapur borxhe qeverisë e më pas popullit, duke bërë sikur s’kupton,” tha Rama gjatë fjalës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



