E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Sarandës arreston të riun që plagosi pronarin e një servisi
Publik News

Policia e Sarandës arreston të riun që plagosi pronarin e një servisi

Në pranga është vënë shtetasi, Aleksandër Dauti, 25 vjeç, i cili pas një konflikti goditi me sende të forta, Pellumb Sejdi 51 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:00, se në lagjen Nr.1, Sarandë, ishte goditur me mjete të forta shtetasi P. S., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit  Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.