E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga atentati në Lushnje/ Bledar Muçaj ishte duke pirë kafe me kunatin kur u ekzekutua!
Publik News

Detaje nga atentati në Lushnje/ Bledar Muçaj ishte duke pirë kafe me kunatin kur u ekzekutua!

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e mbrëmjes së kaluar në Lushnje, ku u vra me armë zjarri 40-vjeçari Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë të tjerë, përkatësisht shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Viktima  ka qene me kunatin Judin Velo duke pire kafe.

Bëhet e ditur se Bledar Muçaj nuk ka qenë problematik dhe prej 4 vitesh administronte disa biznese në Lushnje përfshire edhe një loto. Ne te njëjtën kohe është administrator i njerit prej tregjeve te medha ne qytet.

Burime nga policia thane se vrasësit kanë patur një informator te brendshëm që u jepte detaje për lëvizjet e Bledar Muçes. Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

MAKINA E DJEGUR

Mësohet se pas krimit policia ka gjetur edhe një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat. Bëhet fjalë për një makinë “Golf”, blu të errët, e cila është shkrumbuar totalisht. Autorët e krimit, të cilët nuk janë identifikuar akoma, kanë qëlluar në lëvizje nga makina e tyre, vetëm kanë hapur xhamin.

NGJARJA

Vrasja e Bledar Muçajt ka ndodhur në pedonalen e qytetit rreth orës 22:00. Të shtënat kanë krijuar panik tek qytetarët të cilët vrapuan nga vendngjarja.

Si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur 5 persona, më konkretisht bëhet fjalë për Judin Velon, Ervis Tafën dhe Sara Liçin, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla. Ata janë dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Thanasaj që dyshohet të jetë e autorëve të krimit. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.