Mbërritën sot në Shqipëri edhe 150 qytetarë të tjerë afganë, ja ku po akomodohen
Kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit edhe 150 qytetarë të tjerë afganë. Mësohet se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës. Në total në katër ditët e fundit në Shqipëri kanë ardhur 607 qytetarë afganë, të cilët shpëtuan nga terrori i talebanëve.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



