OSHEE shpenzoi 13 milionë euro vetem per të garantuar energji per 12 ditë
Sot kemi arritur nje rekord te ri historik.
Kemi blere energji elektrike me Çmim deri në 160 euro për mega. Një pjesë u ble me 159.7 euro, një pjesë tjeter me 147.5 euro/mega.
Me pak fjalë OSHEE shpenzoi 13 milionë euro vetem per të garantuar energji per 12 ditë, nga data 1 shtator në daten 12 shtator.
Me e bukura eshte se nje nga furnitoret eshte EFT-ja e famshme. Para pak kohesh kjo EFT i mori 10 milione euro OSHEE-se ne Arbitrazh per pazaret qe kishte bere me CEZ-i me EFT, tani i shet energji oshee-se me 160 euro per mega. Dmth EFT na rrjep ne arbitrazh, na e rras edhe ketu kur na shet energjine.
Mbaj mend atehere kur keta akuzonin Sali Berishen se kishte dorezuar sistemin energjetik tek serbet. Mirepo EFT aty ishte me Berishen, aty mbeti dhe me Ramen.
Nderkohë qeveria duhet ta kishte bërë bursen e energjisë para se te merrte mandatin e dytë.
Dhe ta mendosh që desh u bëmë superfuqi energjetike per pak me mullinjtë e Karavastasë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



