Ballkani i hapur, por shqiptarët të mbyllur
Kryeministri foli dje per Ballkanin e Hapur.
Sot u publikuan dhe disa foto teksa pinte verë me Zaevin dhe Vuçiçin për të festuar hapjen e pandalshme të Ballkanit. Po sot një mik më nisi këtē video nga kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës.
https://www.instagram.com/p/CTXztL4D1X2/?utm_medium=copy_link
Tre kilometer radhë për të hyrë në Kosovë, në Qafën e Morinës. Shikoni radhen pa fund të dhe automjeteve. Me mijera njerez, qe torturohen me ore te tera per te kaluar nga Shqiperia ne Shqiperi. Jane bere me dhjetera mbledhje te perbashketa mes dy qeverive.
Èshtë bërë mbi 1 milionë tonē propagandë për këtë, por kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves eshte aty dhe eshte i tmerrshem. A ka turp më të madh se ky?
Per cfare duhet te ekzistoje kufiri me Shqiperise dhe Kosoves me se pari? Para se te hapim Ballkanit nuk do ishte me mire te hiqnim njehere kufirin mes shqiptareve?
Apo hapim Ballkanin për serbët dhe u vëmë tra radhë shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



