“Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”
Ambasada Amerikane në Tiranë duket se po bën çmos që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë në parlament të premten e ardhshme.
Kjo të paktën sipas një mesazhi “sekret” që pretendohet se diplomatja amerikane ia ka dërguar zyrtarëve të lartë në PD, ditën e ndjeshme vetëm pak kohë para se Berisha të shfaqej në një intervistë televizive ku do të konfirmonte praninë e tij në parlament.
Mediat njoftijnë se drejtuesve të PD-së i është dërguar ditën e djeshme një mesazh nga “selia në Rrugën e Elbasanit” me tekstin “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.
Nëse mesazhi është i vërtetë, disa pyetje ngrihen lidhur me paktin që Kim ka lidhur me drejtuesit demokratë. A ka të bëjë prishja e paktit me daljen e Berishës në televizion, ku konfirmoi qëndrimin për të shkuar në parlament, apo pakti ka qenë i kufizuar me një afat, për të marrë një vendim nga kryesia e PD për ish-kryeministrin?
Ndoshta këtyre pyetjeve do t’i japë një përgjigje më të qartë vetë Ambasada e SHBA, ndaj s’na mbetet gjë veç se të presim “radhën e tyre që të flasin”.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha ditën e djeshme se do të shkojë në parlament, për “të mbrojtur dinjitetin e tij dhe sovranitetin e vendit”. Berisha është shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit me akuza të rënda të korrupsionit masiv, ndikim në drejtësi e të tjera.
Gazetari Bledian Koka ka reaguar duke e lthênë se :
Nese ky eshte nje trill mediatik, mediat perkatese duhet te mbajne pergjegjesi per kete! Ama nese kjo eshte e vertete, sot politikisht ka ndodhur nje atentat skandaloz i cili i ben po aq fajtor qelluesin sa edhe viktimen, ne kohen kur heshtja eshte bere mode dhe komunikimi eshte shendrruar ne herezi.
p.s…ne çdo rast, ky vend është bërë banal deri në dhimbje!
“Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”
Kjo fjali po qarkullon gjate dites se sotme si nje “djale pa baba” ne deren e disa mediave, te cilat pretendojne se kjo eshte nje mesazh paralajmerues e kercenues qe Ambasada e SHBA-se ne Tirane i ka derguar Partise Demokratike te Shqiperise, forces kryesore te opozites ne vend.
Une personalisht nuk dua te besoj dy gjera. 1) qe ambasada me e rendesishme ne vend ka perfunduar ne kete derexhe. 2) qe opozita mund te shantazhohet nga dikush qofte ky edhe MIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE! Sot ky mesazh qe te gjithe bejne sikur nuk e lexojne, nuk duhet trajtuar kaq thjeshte dhe per me teper nuk duhet injoruar kaq kollaj.
Nese ky eshte nje trill mediatik, mediat perkatese duhet te mbajne pergjegjesi per kete! Ama nese kjo eshte e vertete, sot politikisht ka ndodhur nje atentat skandaloz i cili i ben po aq fajtor qelluesin sa edhe viktimen, ne kohen kur heshtja eshte bere mode dhe komunikimi eshte shendrruar ne herezi.
p.s…ne çdo rast, ky vend është bërë banal deri në dhimbje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



