E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim: Gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime
Publik News

Yuri Kim: Gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime

Diplomatja amerikane thotë në postimin e saj se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind. Në studim thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind. Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e vendos theksin tek domosdoshmëria e një gjyqtari të “pastër” dhe vijimin e ndjekjes ligjore të korrupsionit, që “do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

Rregulla të qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve një mundësi të mirë për të përparuar”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.