Vetë-poshtërimi “strategjik” dhe këllqet e munguara të politikës shqiptare!

Nuk besoj se ka dyshim se sot, politika shqiptare eshte gdhire fare pa kellqe dhe me e vete-poshteruar se kurre.
Vete-poshterimi i politikes kete here eshte nje vete-poshterim “strategjik”, i cili i serviret qytetarit per shkaqe “madhore” te nje rendesie kombetare, packa se politiken dhe kombin shqiptar rralle e kemi pare ne nje çoroditje te tille, te pakten ne keto 30 vitet e fundit.
Niveli i poshterimit te nje force politike nuk varet nga hedhja e dorashkes qe mund t’i behet here pas here, por nga menyra e integriteti me te cilin i pergjigjet kesaj sfide dhe sa besnike i qendron vetvetes e vlerave qe perfaqeson.
Qe sot, opozita edhe politika shqiptare ne pergjithesi eshte zgjuar ne pike te hallit.
Edhe ekzaltimi driteshkurter i disave nuk do te zgjase shume, sepse nuk ka paqe ne nje vend ku sovraniteti e mbizoterimi i ligjit sakrifikohen per interesa “strategjike” te momentit, qe per me teper nuk i spjegohen publikut.
Nga ky poshterimi i fundit, parlamenti shqiptar eshte kthyer ne nje han me pese porta, ku nuk dihet kush hyn, si hyn e pse hyn…por edhe kush del, si del e pse del.
Por nje gje eshte e qarte: dihet se kush eshte “portieri” qe ngre e ul traun.
Pervec vetes se saj, kjo klase politike ka poshteruar edhe nje here qytetarin shqiptar i cili mesa duket vetem per inerci shkon ne kutite e votimit, sepse kryqet qe vendos ne flete nuk i hyjne ne pune as dreqit… apo me mire i hyjne ne pune vetem dreqit.
Sa per partneret strategjike, gjithnje e me shume po i ngjajne partnereve abuzive, ku pasi kane intimiduar shokun, vendosin te dalin e bejne nje xhiro neper mehalle, ne krah te njeri-tjetrit.
Qe sot kurrizi i qytetareve shqiptare eshte bere dhe me germuq:
nen peshen e nje regjimi autokratik e mafioz tashme te çimentuar me ndihmen e “partnereve strategjike” dhe nje klase politike qe ka humbur dhe ato pak kellqe qe i kishin mbetur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



