Te arrestohet populli
Inspektoriati Shteteror i Mbikqyrjes se Tregut, permes nje deklarate zyrtare, tha se fajin per ashensorin qe u rrezua e kishin banoret e pallatit. Pra dy gra shtatezena jane ne lufte me jeten, por fajin e ka populli. Nuk e ka as Inspektoriati, as Bashkia, as ndertuesi dhe as kompania e ashensorit.
Ky version do t’i transmetohet popullit nepermjet mediave te lira dhe te pavarura nen kujdesin e vecante te Bashkise, dmth Lalit. Populli si pasoje do bindet qe e ka fajin vete.
Popull tutkun qe nuk kontrollon kavot e ashensorit. Jo vetem te thyeni koken kur te rrezoheni nga ashensoret, por edhe te kerkoni falje qe shqetesoni instancat.
Tani Prokuroria duhet te arrestoje popullin si fajtori i vetem dhe i perjetshem. Mundesisht arrestimet duhet te nisin nga pleqte e pallatit dhe pastaj te vazhdojne sipas moshes.
Ketej nga krahu tjeter ne aksin ndertues-bashki-inspektoriat-prokurori leviz ndonje cante e vogel.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



