E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keyeministër bëje testin e PCR për COVID 9 euro sepse Albini e ka 10 euro
Publik News

Keyeministër bëje testin e PCR për COVID 9 euro sepse Albini e ka 10 euro

Një kërkesë të thjeshtë Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit Rama 3.

Do të votoj  herën tjetër  dhe pranoj të marr teseren e PS-së nëse  e bën testin e PCR  10  euro sa  paguajnë vëllezërit tanë në Kosovë.

O burrë, o burrë unë nuk kam

bërë kurrë jetë partiake por nēse e bēn brenda javës  fakt , pranomëni dhe mua në partinë tēnde. E di që po tē duash e bën. Edhe që nuk të rruhet ai që s’thuhet  as për euro dhe interesa biznesi monopol, por kam bindjen e plotë që nuk e bën.  E di janë shumë lekë në lojë por bëja një herê si Paulin burrë dhe jep urdhër me VKM që PCR të bëhet me 10 euro për inat të Albin Kurtit që na shet pordhë me çmime të ulta. Ti e bën dot 9 euro që t’a diskretitosh politikisht? Pres përgjigje nga Ogerta Manastirliu , Fuga dhe  Ben Ahmetaj. Filloje mbarë mandatin e III-të qeverisës. Shêndeti është shumë i rëndêsishēm  dhe për ta testuar vetēn duhet PCR. Një kriter i  vendosur edhe nga qeveritë për të gjithë personat që do të duan të udhëtojnë jashtë vendit apo të kryejnë aktivitete të caktuara është një tesr PCR. Tregohu babaxhan dhe i dhemshur bëje 9 euro. Po ta përsëris i dashur EDI, në Kosovë çmimi për një test PCR është 10 Euro për personat që udhëtojnë jashtë shtetit. Ndërsa në Shqipëri po i njëjti test kushton 45 Euro.

Pse  qytetarët  duhet të paguajnë 35 Euro më shumë, në kohën që shumica prej tyre nuk kanë një punë, apo paguhen keq

Edi pres të anëtarësohem në PS. E keni në dorë të realizoni një pikë shumë të vogël të programit të qeverisë ‘ Rama 3’

Me respek

I juaji

Naim Noka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.