E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 4 rusëve! Mjekësia ligjore përfundon autopsinë: Dyshime për asfiksi
Lajme

Vdekja e 4 rusëve! Mjekësia ligjore përfundon autopsinë: Dyshime për asfiksi

Katër turistët rusë të gjendur të pajetë në ambientet e pishinës së brendshme të një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë dyshohet të jenë asfiksuar. Ky është dyshimi paraprak i ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët përfunduan të hënën kryerjen e autopsisë për të katër rusët, familjarë me njëri tjetrin.

Sipas burimeve pranë institucionit, dyshimi fillestar i shkakut të vdekjes është asfiksia, por ende nuk është përcaktuar se cfarë e ka shkaktuar këtë asfiksi.

Burimet konfirmuan se rezultati përfundimtar me arsyen që coi në vdekjen e katër turistëve, pritet të zbulohet në përfundim të të gjitha ekzaminimeve, që kërkojnë 2 deri në 3 javë kohë. G

jatë të hënës në ambientet e Mjekësisë Ligjore ka qenë i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.