E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njerëzit inteligjentë? Flenë pak, shkaktojnë rrëmujë kudo dhe kanë ‘fjalor të pistë’
Uncategorized

Njerëzit inteligjentë? Flenë pak, shkaktojnë rrëmujë kudo dhe kanë ‘fjalor të pistë’

Nuk do mend që, njerëzit me inteligjencë më të lartë se sa mesatarja kanë aftësi vepruese dhe zgjidhës të problemeve, shumë më të mprehta se ata që kanë inteligjencë mesatare.

Megjithatë, vendimet e tyre duket se kryesisht i fillojnë duke i injoruar problemet e shumta ditore të cilat i rëndojnë shumë njerëz, siç është organizimi i gjërave, përpjekja për t’u sjellë mirë gjatë tërë kohës, etj.

Studimet tregojnë se inteligjentët nuk janë aspak të organizuar.

Sipas shkencëtarëve, një ambient lëmsh u shërben më mirë për rritje të kreativitetit inteligjentëve sesa një tavolinë e organizuar mirë.

Veç kësaj, studimet tregojnë se inteligjentët shajnë gjatë tërë kohës. Sipas tyre, sharja dhe ofendimet janë të varura nga një fjalor i zgjeruar dhe rrjedhshmëri e madhe-diçka të cilën inteligjentët e posedojnë pa dyshim.

Sa i përket gjumit, inteligjentët nuk mund të flenë herët-duket se ashtu janë të bërë. Studimet tregojnë se inteligjentët rriten dhe parapëlqejnë të flenë më pak. Nëse ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, njerëzit me inteligjencë më të lartë se 125 flenë pas orës 00:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.