E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moderatorja e Përputhen “ri-përputhet” me Donaldin në Big Brother (FOTO)
Publik News

Moderatorja e Përputhen “ri-përputhet” me Donaldin në Big Brother (FOTO)

Për të vënë pikat mbi “i” në lidhje me gjithë situatën e krijuar në Big Brother për zërat të një afrimi të tepërt mes Semit dhe Donaldit brenda shtëpisë së Big Brother, ka folur vetë Bora Zemani.

Ish-e dashura e Donaldit dhe shoqja e ngushtë e Semit, ka thënë se Semi po sulmohet padrejtësisht me histori të pavërteta.

“Në fakt nuk ka qenë periudhë e thjeshtë, ka pasur shumë komente e lajme. Edhe fakti që dalin pjesë nga jeta ime, nuk është diçka që e kam përjetuar thjeshtë. E dija që do përfshihesha se kisha dy njerëz të rëndësishëm të jetës time në shtëpine e BB. Unë i njoh mirë të dy, edhe pse janë keqkuptuar, se pesha ka rënë më shumë mbi Semin. Me Semin njihemi prej 15 vitesh, dhe ajo unë dhe një shoqe tjetër jemi motra, kemi kaluar shumë bashkë”.

E kishe menduar se Donaldi dhe Semi do kishin këtë afrimitet?

“Po kështu janë dhe jashtë, po njësoj. Semi kur ka xhan dikë e tregon hapur, e tillë është Semi, kështu ka qenë edhe me Donaldin jashtë. Ne që i njohim e dimë shumë mirë se si janë, pavarësisht se është keqkuptuar”.

Kush po i bie më shumë në qafë Semit?

“Nga situatat e krijuara Iliri patjetër, nuk e justifikoj gjestin e Semit, por mendoj se me Semin po bëhen shumë padrejtësi. S’dua që Semi të dalë nga shtëpia e BB me këto që thuhen për të. Semi nuk ka lidhje fare me çdo gjë që thuhet”.

Shoqja e ngushtë po i merr ish-të dashurin?! Bora Zemani dhe Semi shuajnë çdo dyshim (FOTO)

1

Teksa një pjesë e madhe e publikut dhe një pjesë e banorëve të shtëpisë së Big Brother dyshonin se Donaldi dhe Semi kishin diçka më shumë se sa miqësi, sonte janë shuar të gjitha zërat.

Vetë Bora Zemani u fut në shtëpinë e Big Brother për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Semin dhe për t’i thënë që nuk i ka keqkuptuar aspak se çfarë është shkruar në media dhe se çfarë mendojnë njerëzit.

“Erdha për të të dhënë forcë, nuk kam menduar asgjë,” i tha Bora.

Ndërsa Semi nuk i mbajti dot lotët teksa përqafonte mikeshën e saj.

2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.