E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analiza/ Preç Zogaj: Po nxiton që ta ketë PD-në parzmore përballë SHBA-ve
Lajme

Analiza/ Preç Zogaj: Po nxiton që ta ketë PD-në parzmore përballë SHBA-ve

Analisti Preç Zogaj ka dhënë opinionin e tij në RTSH në lidhje me shpalljen në Lezhë nga Sali Berisha të 11 dhjetorit të këtij viti si data kur do të mbahet Kongresit të Jashtëzakonshëm të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Me çfarë tagri? Cili është funksioni i tij?-tha Zogaj. “E dinë të gjithë se Berisha është  ish kryetar i PD-së. Ish kryetari i PD-së nuk mund të shpallë datën e mbajtjes së një Kongresi të PD-së. As kryetari i zgjedhur me parimin një anëtar një votë që është Basha nuk mund të  shpallë mbajtjen e Kongresit jashtë procedurave strikte të statutit të Partisë. Përndryshe partia do të katandisej në xhungël, në rrumpallë. Verifikimi  në forumet legjitime të partisë i firmave të anëtarëve që kërkojnë thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm është hapi i parë  drejt mbajtjes së një Kongresi”.

“Duke injoruar këtë procedurë, vijoi Zogaj, Berisha përgenjështron  përsëri vetveten  dhe foltoren e tij. Ndërsa ka  ngritur një furtunë me parullën e mbrojtjes së statutit  të PD-së,  e shpëfill dhe e shkel atë statut pa u menduar dy herë  duke shpallur si nga maja e Olimpit një datë kongresi.

Berisha e di këtë, ai tradhton një nxitim, një garë me kohën, për tu zgjedhur sa më parë kryetar i PD-së me synimin që ta ketë  partinë një parzmore përballë SHBA që e ka shpallur non grata”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.