E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici shtyhu gazetaren drejt greminës/ Ministri Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës: Efektivi është larguar nga detyra dhe do ndiqet penalisht!
Lajme

Polici shtyhu gazetaren drejt greminës/ Ministri Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës: Efektivi është larguar nga detyra dhe do ndiqet penalisht!

Çuçi bën me dije se efektivi është larguar nga detyra ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit dhe SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

Ministri i ka kërkuar falje gazetares ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse ndeshen me efektivë të tillë t’i denoncojnë.

DEKLARATA 

Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.